E zbuluam dhe emrin unik në Shqipëri

20/12/2017 13:02

Çmimi i PEN International Albania “Shkrimtari i vitit 2017” iu dha shkrimtarit Ylljet Aliçkaj.

Motivacioni: Rrezatim dhe promovim i vlerave të letërsisë shqipe jashtë vendit- përkthyer dhe botuar së fundi në tri gjuhë: çekisht (Kur Hrushovi kaloi pranë fshatit tonë), italisht (Valsi i lumturisë-Një ëndërr italiane) dhe norvegjisht (Një rrëfenjë me ndërkombëtarë).

Shkrimtari ishte i ftuar këtë mëngjes në Wake Up, ku zbuluam se emri i tij është unik në Shqipëri. “I vetmi emër Ylljet në Republikën e Shqipërisë që është në listën e votuesve e kemi në studio”, tha Eno.

Shkrimtari thotë se jashtë shtetit emri i tij mezi shqiptohet dhe në disa raste e ngatërrojnë me Zhuljet, aq sa kur ka qënë ambasador ftesat i vinin me “Madam”.

Top Channel