Në lidhje me Xhenin? Musa tregon të vërtetën…

19/12/2017 16:42

I ftuar në “Pop Culture”, Musa i “Big Brother 9” dha një opinion për të gjithë banorët me të cilët jetoi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndër të tjera, ai sqaroi edhe thashethemet e përhapura së fundmi për një lidhje të tij me Xhenin, e cila pak kohë më parë u nda nga Benardi, një tjetër banor i Big Brother.

Ai u pyet fillimisht për ndarjen e Xhenit dhe Benardit, por tha se nuk e kishte ndjekur shumë. “Kisha punët e mia”, thotë Musa.

Më pas, ai sqaron thashethemet e përhapura së fundmi për një lidhje të tij me Xhenin.

“Ne flasim, por jemi thjesht shokë. Nuk ka gjë më të bukur se sa një shoqëri e sinqertë me një vajzë.

Top Channel