“Bomba” e së shtunës me Luana Vjollcën

19/12/2017 14:38

Surpriza dhe argëtime pa fund pritet të sjellë kjo e shtunë në orën 20.50 vetëm në ekranin e Top Channel me “Shiko kush luan”.

Një pjesë nga surpriza e zbulon vetë moderatorja Luana Vjollca në rrjetin social Instagram, e cila ka postuar foto nga momentet e përgatitjes së emisionit.

Edhe pse nuk ka zbuluar të ftuarit që do të jenë në krah të dy kapitenëve të skuadrave blu dhe e kuqe, Edi Manushi dhe Gent Hazizi, moderatorja premton se emisioni i së shtunës do të jetë një “bombë” e vërtetë.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim mbrëmjen e së shtunës. Një gjë është e sigurtë:  “Shiko kush luan” vijon të na “prishë” planet e fundjavës, duke na lënë të gozhduar përpara ekranit të Top Channel.

Top Channel