“Thashë PO”, Adelina Tahiri drejt altarit!

18/12/2017 16:48

Këngëtarja me origjinë nga Kosova ka shokuar publikun dhe fansat e saj teksa ditën e djeshme ka postuar një foto në profilin e saj të “Instagramit” ku ka treguar se do të martohet.

Adelina, e cila momentalisht ndodhet në Vjenë të Austrisë, i ka thënë po një djaloshi misterioz i cili ende nuk dihet se kush apo nga cili vend është.

“Thashë PO”– ka treguar këngëtarja bukuroshe në postimin e saj ku duket qartë unaza e shtrenjtë e martesës. Ajo nuk ka dhënë detaje rreth ceremonisë së dasmës, por nga emocionet e saj duket se kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel