Përvjetorin e saj të 85-të, aktorja e madhe e skenës shqiptare, Tinka Kurti, e ka festuar në Shkodrën e saj të dashur.

Një festë me emrin “Tinka e Përjetshme”, në nder të aktores së dhjetëra roleve, ishte surpriza për artisten, ideuar nga drejtorja e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka.

“Nuk e prisja këtë. Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë këtë popull të mrekullueshëm që erdhi këtu, që janë shkodranët e mi dhe jam lind e jam rrit me ta. Pavarësisht se kam ndenjur në Sarajevë, jeta ime është këtu në Shkodër. Falënderoj në mënyrë të veçantë kryetaren e bashkisë që ishte aq e gatshme, por edhe Rita Gjekën me gjithë stafin e saj të teatrit Migjeni.

Pjesë e festës ishin shumë aktorë të tjerë me origjinë nga Shkodra, mes të edhe Zef Deda, batutat e të cilit nuk kanë munguar në ditëlindjen e 85-të të aktores. Një festë që ka bërë bashkë në Shkodër shumë artistë shqiptarë në këtë ditë të veçantë për aktoren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA