Melissa Satta, projekte dhe një fëmijë të dytë në 2018-n?

16/12/2017 15:14

Modelja dhe prezantuesja televizive, Melissa Satta është tashmë e impenjuar për realizimin e shumë projekteve profesionale. Nga linja e këpucëve të dizenjuara për “Bata”, e deri te fushata me “Stroili”-n.

Në një intervistë për “Glamour”, ajo është rrëfyer se ndihet shumë e kënaqur.

“Nuk e di se çfarë duhet t’i kërkoj më shumë jetës. Në moshën 31-vjeçare kam gjithçka për të cilën kam nevojë”, thotë ylli i hedhur në krahët e ish-futbollistit të Milanit, Kevin-Prince Boateng.

Vitin 2017 e ka vlerësuar si një vit të artë, ndërsa fundin e sivjetshëm e konsideron si fillimin e një projekti të ri: marketingun online në blogun e saj. E thënë ndryshe, një seksion ku do të mund të blihen rroba dhe aksesorë të tjerë që e identifikojnë më së miri atë, apo të markave për të cilat bashkëpunon modelja.

Por a ka ardhur koha për të krijuar edhe Melissa Satta markën e saj, siç ka bërë Victoria Beckham?

“Jo, ende jo. Do t’i hedh hapat njëri pas tjetrit. Sigurisht që dua gjithçka, por nuk dua të lodhem shumë”, thotë bukuroshja Satta.

E meqë nuk dëshiron të lodhet me punë, po një fëmijë të dytë, a do ta preferonte e fejuara e Boatengut?

“Në vitin 2016 njoftova përmes ‘Vanity Fair’ se, kur Maddox të shuante 4 qirinjtë (të mbushte 4 vjeç), atëherë do t’i jepnim një tjetër vëlla apo motër”, rikujton Melissa, gjë që lë të kuptohet fare mirë se në vitin 2018 pritet një zhvillim i ri në këtë aspekt.

FOTO GALERI
7/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA