Kushti i LDK-së për Demarkacionin: Haradinaj të kërkojë ndjesë publike

16/12/2017 14:17

Demarkacioni, çështja kyçe me të cilën BE-ja ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për Kosovën, duket se po shkon më në fund drejt zgjidhjes.

Por LDK-ja deklaroi se do ta votojë marrëveshjen, vetëm nëse kryeministri Ramush Haradinaj u kërkon ndjesë publike qytetarëve, si njeriu që deri më tani e ka kundërshtuar ashpër një lëvizje të tillë, e në fund zgjedh të dërgojë të njëjtin dokument përpara Kuvendit për miratim.

“Ne do të votojmë duke marrë parasysh që jemi një parti shtetformuese, institucionaliste. Vetëm atëhere kur pozita siguron votat e saj, ne do ta ndihmojmë dhe do të votojmë. Atëherë kur kryeministri i Kosovës të dalë dhe të kërkojë falje publike para qytetarëve të Kosovës, për gjithçka që ka ndodhur në kohën kur është proceduar i njëjti dokument, të cilin ky kryeministër e ka votuar me dorën e vet në mbledhjen e qeverisë, dhe të njëjtin dokument e ka proceduar në Kuvend”, tha Osmani.

Qeveria e Kosovës vendosi në një mbledhje të saj të aprovojë marrëveshjen që rregullon çështjen e kufirit mes dy shteteve, e pas kësaj dokumenti u dërgua në Parlament. Për momentin nuk dihet ende me saktësi se kur do të vendosë Kryesia e Kuvendit që ta procedojë atë në seancë plenare.

Pakti i nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 u mirëprit nga opinioni malazez, por shkaktoi debate të mëdha në Kosovë, ku është parë si tkurrje e re e territorit dhe padrejtësi e radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA