Vasili: Për administratën e Kuvendit dhe Shëndetësisë ka vetëm 74 deputetë

15/12/2017 14:03

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka postuar në faqen e tij në Facebook një email të administratave të Kuvendit të Shqipërisë dhe ministrisë së Shëndetësisë, ku njoftimi për një sërë aktivitetesh në institucione është bërë vetëm për grupin parlamentar të PS-së.

“Ne menyre te turpshme Manastirliu njofton per te vizituar se bashku me të jetimoret, azilet etj. vetem deputetet socialiste, Gramoz Ruçin dhe Vasilika Hysin, por nuk njofton dot as nenkryetarin tjeter te Kuvendit, z. Edi Paloka dhe as deputetet e tjere te Kuvendit, sepse ata jane armiq. Dashurine e pakufijshme per kryeministrin dhe partine ka plot forma per ta treguar, kjo qe bejne eshte vetem shemti politike dhe morale. Ky eshte drejtimi i ri i Kuvendit te shqiperise, pra thjesht nje zgjatim, rudiment i kryeministrise. Sa turp per shkollepakun, qe i uli deri ne kete nivel dhe qe gjoja kerkon dialog me opoziten”, shkruan Vasili.

Top Channel