“Streha” për t’u arratisur nga realiteti

15/12/2017 14:28

Verë apo dimër, shi apo borë, “Streha” është shtëpia ideale në të cilën mund të kaloni në mënyrë fantastike të gjitha ditët e vitit.

Kompania daneze Vipp, e famshme për krijimin e koshave të plehrave me pedale, ka krijuar një shtëpizë e gjitha në hekur, për t’i dhënë mundësinë banorëve të saj të arratisen nga jeta urbane. Brenda hapsirës prej 55 metrash katrorë, ku mund të flenë dy vetë, ka një dhomë gjumi, një kuzhinë, deri te furça dhëmbësh, të gjitha të krijuara nag Vipp.

Sipas CEO-s së kompanisë, Kasper Egelund, “Streha” është një si një karkues baterish, por për njerëzit dhe mund të vendoset buzë liqenit, në mal, apo kudo që ju do të dëshironi. Shtëpiza përgatiet që në fabrikë, dhe është gati brenda gjashtë muajsh nga porosia.

Një vend ideal, nga i cili nuk do të doni të largoheni kurrë.

Çmimi? Këtu ndoshta duhet të mendoheni dy herë… ose më shumë, sepse “Streha” kushton 485 mijë Euro.

FOTO GALERI
9/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA