Rob Reiner fiton Emmy nëntë muaj pas vdekjes, nderohet për rolin në “The Bear”
Koha kur Britney Spears shfaqej në publik me kile të tepërta ka marrë fund. Duket se kritikat e shumta të fansave, drejtuar 36-vjeçares për mungesën e vëmendjes ndaj linjave të saj trupore, kanë dhënë rezultatin e duhur.
Përgjatë këtyre muajve këngëtarja ka postuar në “Instagramin” video, në të cilat shfaqej duke u stërvitur dhe duket se tashmë kishte vetëm një qëllim, i cili ishte formësimi i trupit të saj dhe ruajtja e linjave të rregullta trupore.
Fotot e publikuara, ku Britney Spears shfaqet e veshur më një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, dëshmojnë qartë se këngëtarja ia ka arritur qëllimit.
Kohët e fundit këngëtarja 36-vjeçare është bërë pjesë e mediave rozë për shkak të lidhjes me të dashurin e saj 23-vjeçar, Sam Asghari.
Top Channel