“Dhurata” e Miriam Canit për festat e fundvitit

15/12/2017 12:17

“More than a song” është versioni anglisht i këngës ‘Dhurata” e çiftit simpatik Miriam Cani dhe Alban Skënderaj.

Ka qënë vetë këngëtarja Miriam Cani, e cila nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka njoftuar fansat e saj duke shkruar: “Me datë 25.12 publikohet “More than a song”, versioni anglisht i këngës “Dhurata”. Kjo ndjenjë nuk njeh gjuhë e as kufij, ndajnë këto ditë festash duam ta ndajmë këtë këngë me do prind e fëmijë kudo në botë”.

Kënga “Dhurata” e çiftit Cani-Skënderaj është realizuar rreth dy muaj më parë. Kënga ka si protagonist vajzën e tyre, Amelian dhe mesazhi i saj është dashuria e pakufishme që një prind ka ndaj fëmijës së tij.

Në vetëm dy muaj, kënga “Dhurata” ka marrë miliona pëlqime në rrjetet sociale.

Top Channel