Beyonce shpenzon mijëra dollarë vetëm për çizmet

15/12/2017 14:25

Manisë së VIP-at të Hollywood për shpenzime marramëndëse, të cilat i shërbejnë përmirësimit të imazhit të tyre, duket se nuk i ka shpëtuar as këngëtarja me famë botërore, Beyonce.

Në një set fotosh të publikuara në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja 36-vjeçare Beyonce shfaqet e veshur me çizmet me gurë Svarovski, të cilat i ka kombinuar me një palë xhinse të shkurtra dhe një bluzë më krahë të shkurtër. Çizmet me gurë “Yves Saint Laurent”, të veshura nga Beyonce kushtojnë mijëra dollarë,

Këngëtarja me famë botërore numëron miliona fansa në mbarë botën.

Beyonce, së fundmi, zuri vendin e parë në “Billboard Hot 100” me Ed Sheeran.

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Top Channel