Mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë do të zhvillohet në Pogradec ditën e premte.

Lajmi është konfirmuar nga qeveria shqiptare, e cila përmes një njoftimi thotë se të dy kabinetet do të takohen në orën 14:30.

Dy orë më vonë, sipas agjendës, dy Kryeministrat, Rama dhe Zaev do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Siç njofton qeveria shqiptare, në fokus të bisedimeve do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit të shtuar në fushën e infrastrukturës, ndërtimi i korridorit 8, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Në këtë takim do të nënshkruhen disa dokumenta të rëndësishëm, përfshi plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh.

Në datën 16, Kryeministrat Rama dhe Zaev do të vizitojnë zonën e Pustecit, e njohur si zonë e minoritetit maqedonas në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA