Pavarësisht zhurmës për vite me rradhë për një lidhje të mundshme mes tyre, me në fund dy aktorët janë parë kohët e fundit të kapur dorë për dore në publik. Bëhet fjalë për Jamie Foxx dhe Katie Holmes, të cilët kanë shijuar së bashku një darke romantike, për të festuar 50 vjetorin e lindjes së aktorit.
Çifti, i cili për vite me radhë kanë mohuar lidhjen mes tyre, janë parë së bashku mbrëmjen e së mërkurës teksa dilnin nga Highlight Room në Holliwud. Madje, çifti Jamie Foxx dhe Katie Holmes është larguar pas darkës me të njëjtën makinë.
Mediat presin tashmë një konfirmim për lidhjen mes aktores 38 vjeçare dhe të dashurit të saj, tashmë 50 vjeç. Në muajin shtator çifti u fotografua për herë të parë bashkë, dorë për dore, në një plazh në Malibu.
Katie dhe Jamies janë kujdesur më së miri ta mbajnë sekrete lidhjen e tyre dhe kjo për shkak të një klauzole që Tom Cruise, ish bashkëshorti i saj shtoi në marrëveshjen e divorcit në vitin 2012, se Katie nuk duhet te kishte asnjë lidhje për 5 vite pas ndarjes prej tij. Por aludimet për një lidhje të mundshme mes Katie dhe Jamie nisën që në gusht të 2013, gati një vit pas ndarjes së saj nga Tom.
Por tashmë që 5 vite kaluan nga divorci, 2 zogjtë e dashuruar janë të lire të shijojnë shoqerinë dhe dashurinë e njëri-tjetrit.
Top Channel