Ministria, kontrata toke me Balilin, denoncimi i Braçes. Spaho: Arrestojeni për drogë

14/12/2017 13:04

Deputeti socialist Erion Braçe denoncoi në Kuvend lidhjen e kontratave për toka bujqësore mes Ministrisë së Bujqësisë dhe shoqërisë së Klemend Balilit gjatë kohës që ai ishte i shpallur në kërkim.

“Kontratat nuk janë zgjidhur”, tha Braçe, ndërsa ministri Peleshi tha se kontratat do të rishikohen.

Akuzat i refereohen kohës kur në krye të këtij dikasteri ishte një ministër i LSI-së. Por në foltore ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD, Spaho i cili tha se Balili së pari duhet të arrestohet për drogën.

“Një kontratë e nënshkruan në datën 20 maj 2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë së “Balili”. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë në vendin fqinjë, por edhe agjencitë ligjzbatuese në Tiranë shpallën në kërkim Klement Balilin, kjo është një tardhti që i bëhet Policisë së Shtetit. Kjo është një kontratë e dhënë pikërisht për këta njerëz, nga partia e tyre në kohën kur këta njerëz ishin shpallur në kërkim nga drejtësia. Është shpërndarë tokë vetëm me qëllime partiake dhe elektorale”, tha Braçe.

“Sot dëgjuam gjënë më qesharake që Klement Balili po na e mbron opozita. Opozita është fajtorja që ai është baroni i drogës së rajonit. Tani na thonë se do ta arrestojnë për një kontratë toke bujqësore. Jo, Klement Balilin ta arrestoni se është baroni i drogës së rajonit dhe të mos e mbani të fshehur dhe të arrestoni edhe Saimir Tahirin që është bashkëpunëtor”, tha Spaho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA