Khloe Kardashian në pritje të ëmbël?

14/12/2017 15:38

Promo e emisionit “Keeping up with the Kardashians” mban pezull publikun teksa e gjithë familja shihet e emocionuar nën lot. Por ndërsa aludimet vijojnë për më të voglën Kylie Jenner, ajo nuk figuron askund.

Gjatë videos duket Khloe e cila është gati të japë një lajm për familjen. Pas disa mujash spekulime, fansat do ta marrin vesh në episodin e rradhës nëse 33 vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Tristan Thompson.

Flitet prej kohësh tashmë se Khloe është në pritje të një fëmije, teksa ajo vetë dhe i dashuri 26 vjeçar nuk i kanë mohuar e as pohuar këto zëra. 

Ndërsa sa i përket Kylie Jenner që gjithashtu përflitet për një shtatëzani të mundshme, për çudi nuk shfaqet në video.

Top Channel