Rob Reiner fiton Emmy nëntë muaj pas vdekjes, nderohet për rolin në “The Bear”
Akuza të reja në drejtim të producenit të Hollywood, Harvey Weinstein
Për Salma Hayek, Harvey Weinstein është një ‘monstër’ i tërbuar. Kështu ka shkruar aktorja meksikane për “New York Times”, duke e akuzuar producentin e famshëm se e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka kërcënuar me vdekje.
“Më ka thënë ‘Do të të vras, mos mendo se nuk e bëj’”, shkruan Hayek në gazetën amerikane, duke iu shtuar listës së yjeve të Hollywood që kanë akuzuar Weinstein. Hayek pretendon se pasi firmosi marrëveshjen për realizimin e filmit “Frida” në vitin 2002, kushtuar artistes meksikane Frida Kahlo, ajo u detyrua disa herë të refuzonte kërkesat e Weinstein për marrëdhënie seksuale.
“Kam refuzuar të futem në dush me të, të më shohë duke bërë dush, të më bëjë masazh, të më bëjë masazh një shoqe e tij, të kryejmë marrëdhënie seksuale bashkë ose me një femër tjetër”, shkruan Hayek. 51-vjeçarja pretendon gjithashtu se ai e ka kërcënuar se do të ndërpriste regjistrimin e filmit nëse ajo refuzonte të xhironte skena marrëdhëniesh seksuale me një aktore tjetër. Një zëdhënëse e Weinstein ka hedhur poshtë pretendimet e Hayek.
Top Channel