Aurela Gaçe dedikim emocionues bashkëshortit për ditëlindje

14/12/2017 14:13

Në ditën e lindjes së bashkëshortit të saj, diva e muzikës shqiptare Aurela Gaçe i ka kushtuar një urim special.

Në “Instagramin” e saj këngëtarja shkruan: “Të kam gjetur ty, Ti se di sa shumë kërkova. Unë me ty, s’do te thosha kurrë “u lodha “. Ti tani, ti je rrahje e zemrës time, bashkë me ty, le te thinjet jeta ime. Edhe 100 vite me ne e për ne shpirt i shpirtit tim”.- përfundon Aurela Gaçe.

Bashkëshortit të saj, me të cilin Aurela gëzon edhe dy vajza, i ka kushtuar edhe vargjet e këngës “Shpirti i shpirtit tim”
Këngëtarja Aurela Gaçe e cilësuar si diva e muzikës shqiptare, është e njohur për këngët e saj të cilat janë shndërruar në hite të padiskutueshme.

Top Channel