Një miliarder rumun për Angela Martini – FOTO

13/12/2017 11:59

Modelja e famshme me origjinë shqiptare, Angela Martini, i ka dhënë fund beqarisë. Ka qënë vetë modelja, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar foto nga ceremonia e saj e dasmës me miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Angela dhe Dragos Savulescu janë celebruar në Las Vegas dhe ajo çfarë bie në sy është veshja aspak e zakonshme e modeles. Ndryshe nga të gjitha nuset, të cilat ditën e dasmës zgjedhin fustanin e bardhë, modelja shqiptare ka ardhur tërësisht ndryshe duke i surprizuar të gjithë duke u veshur e gjitha me të zeza.

Por kjo nuk është është e gjitha! Modelja Martini ka zgjedhur të veshë një fund të zi tërësisht të tejdukshëm, duke ekspozuar kështu të brendshmet e saj.

Në postimin në “Instagram” modelja e famshme me origjinë shqiptare shkruan: “U martova mbrëmjen e kaluar me burrin e ëndrrave të mia. Jeta jonë është si një film dhe ne do të guxojmë ta jetojmë atë siç duam. Kaq origjinale, kaq e çmendur.”

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA