Klint Çollaku: Për mamin jam këngëtari i vetëm

12/12/2017 10:43

Klint Çollaku, fituesi i edicionit të fundit të “The Voice of Albania”, ishte i ftuar në Wake Up këtë mëngjes. Teksa foli për dëshirat dhe krijimtarinë muzikore në të ardhmen, ai u ndal edhe tek jeta personale.

“Për mamin nuk ka këngëtarë të dytë, për të jam vetëm unë dhe askush tjetër. Më ndjek në çdo performancë timen dhe është krenare për mua, ajo vdes për mua…”, u shpreh Klinti. Artisti i ri që po shkëlqen në skenat shqiptare tha ndërkohë se eshte edhe një “shoqe e zemrës” që e ndjek në çdo hap të karrierës së tij.

Top Channel