Alexis gati për në US Open

12/12/2017 09:06

Vetëm tre muajshe dhe Alexis është gati për tu trajnuar për US Open. Serena Williams postoi një foto në palestër të së bijës duke shkruar “në palestër sot”.

Fotoja e të porsalindurës është postuar në llogarinë në Instagram, ku aktualisht ka 165 mijë njerëz.

“Babi dhe unë në palestër sot”, thuhet në diçiturën e fotos. Alexis e vogël shfaqet me duart grusht, e ndoshta po trajnohet për në ring.

Vogëlushja qëndron rehat rehat në krahët e të atit. Në dhjetor të vitit të kaluar Serena u fejua me bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Sr. dhe u martuan në New Orleans në 17 nëntor. Vogëlushja erdhi në jetë më 1 shtator.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel