Kim Kardashian shfaqet duke i telefonuar anëtarëve të familjes duke u thënë se nëna surrogate që është shtatzënë me fëmijën e saj është në pritje të një vajze.
Në episodin e fundit të “reality show” Kim pranon se nëna surrogate është në pritje të fëmijës së tretë të saj me bashkëshortin Kanye West.
Kim shfaqet në ankth teksa pret që gruaja e paidentifikuar përpiqej të mbetej shtazënë, teksa motra e saj Khloe tregon stresin e Kim pasi më herët ajo ishte përpjekur të ngelej shtatzën me një embrion të sajin.
Por Kim shfaqet me pizhama të bardha e ulur në krevat me asistenten e saj Stephanie Shepherd, e cila prej kohësh nuk punon për të, në një videochat me familjen e saj ku bën të ditur se nëna surrogate është shtatzënë. Fillimisht ajo telefonon Khloe. “Do të bëhemi me fëmijë! Është vajzë!”, i thotë ajo.
“Kanye dhe unë ishim me atë shprehjën “Ça do bëjmë? Nuk bëjmë dot asgjë për nëntë muaj! Por e kam harruar totalisht, seriozisht, dhe një muaj më parë ne ishim: “Na duhet një çerdhe!”, thotë Kim.
Top Channel