“Momenti të merrja përsipër një gjë më të vështirë”/ Heidi Baci flet për herë të parë për moderimin e Për’puthen: Nuk më pëlqen të qëndroj në ‘comfort zone’
Fotot e shpërndara në seri, si nga ai ashtu edhe nga Rita Ora i vunë që të dy ata në shënjestrën e qindra ndjekësve të tyre në rrjetet sociale.
Të shumtë ishin ata që aludonin për një flirt mes Conor McGregor dhe këngëtares dhe po aq ishte edhe numri i atyre që i akuzuan bashkarisht për mungesë respekti për partneren prej thuajse një dekade të boksierit irlandez.
Por Rita Ora është hedhur pas krahëve tashmë nga McGregor, i cili është shfaqur së bashku me disa miq në shoqërinë e disa striptisteve, mes të cilave edhe Kamila Kostka, 24-vjeçarja e famshme për flirtet e saj me personazhe të botës së sportit dhe muzikës.
“Thjesht po bënim qejf! Nuk kam asgjë për të thënë”, ishte komenti i 24-vjeçares irlandeze të lindur në Poloni.
Top Channel