Statusi i Oriela Nebiajt?! “Po vlerësoj kandidaturat”

09/12/2017 18:13

E ftuar këtë pasdite në ‘Pop Culture’, ka qenë moderatorja e ‘Wake Up’, Oriela Nebiaj, e në një bisedë ‘mes vajzash’, me Dojna Memën, ish-zëdhënësja e PD ka dhënë detaje tepër pikante për jetën e saj.

E padyshim më i rëndësishmi është për statusin e saj, për të cilin ajo tregon se është beqare, por në një situatë që po vlerëson kandidatët.

“Po vlerësoj kandidaturat”, tha Oriela, pasi Dojna e kapi “mat” teksa e citoi “Kam qenë për një kohë të gjatë singel…”.

Por pavarësisht të gjithave, Oriela konfirmoi se për momentin është beqare duke theksuar se nëse do ishte në një marrëdhënie ajo do të ishte publike për të gjithë.

“Të gjithë do ta dinë. Mua nuk më intereson e dinë, apo jo të tjerët”, shprehet ajo.

Gjithsesi, për të gjithë meshkujt e interesuar duhet të kenë parasysh se prioriteti i moderatores së “Wake Up”, siç e thotë edhe vetë ajo, është lumturia e saj.

Top Channel