Homazhe yllit të Rock, Franca përcjell legjendën e muzikës

09/12/2017 16:24

Franca i dha lamtumirën e fundit Elvis Presley-t të saj: turma gjigante njerëzish vërshuan në rrugët e Parisit në një homazh për yllin e rokut, Johnny Hallyday, që ndërroi jetë këtë fundjavë në moshën 74 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri.

Një kortezh i gjatë njerëzish ndoqi arkëmortin e tij përgjatë Champs-Elysees së bashku me qindra motoçiklistë të veshur me lëkurë, ashtu siç preferonte ai të shfaqej në publik. Presidenti Emmanuel Macron e ngriti lart figurën e këngëtarit te famshëm më një elegji në Kishën Madeleine.

Si rrallëherë dy televizionet e mëdha Tf1 dhe France 2 ndërprenë programacionin normal per të transmetuar drejtpërdrejtë këtë event, çka ndodh vetëm në raste të jashtëzakonshme si zgjedhjet.

Ylli më i madh i Rock në Francë shiti mbi 100 milionë albume gjatë karrierës së tij të shtrirë në mbi gjysmë shekulli. 5 dekadat e shkëlqimit të tij u shënjuan nga kontradikta: në raportin muzikor ishte elektrik, duke lëvizur nga baladat franceze tek bluzi; nga muzika Country, tek Prog-Rock. Por edhe pse ndonjëherë shihej si rebel, ishte i adhuruar nga breza të tërë per qasjen e tij ngushëlluese.

Miku i tij artist Carlos njëherë pati thënë: “Johnny është Victor Hugoi i melodive; nëse ai vdes, Franca ndalet”. Gazetaret e quajtën pa ngurrim “Idhulli i fundit” i vendit dhe një “Legjendë franceze”, e më qartë, peshën e kësaj humbjeje e përcolli titulli i revistës L’Obs : “Mbreti vdiq”.

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA