“Trailer”-i shpërthyes i “Jurassic World” (Video)

08/12/2017 13:31

Të enjten u publikua “trailer”-i i filmit “Jurassic World: Fallen Kingdom”, që la fansat e sagës së dinosaurëve pa mend.

Në klip shihen aktorët Chris Pratt, Bryce Dallas Howard dhe të gjithë dinosaurët që përballen me një kundërshtar të njëjtë: vullkanin.

“Jurassic World: Fallen Kingdom” do të shfaqet në kinema në qershor të vitit 2018.

Top Channel