Makina shpërthen në flakë, vjedhja nuk shkoi si duhet – VIDEO

08/12/2017 16:59

Një automjet shpërtheu në flakë ndërsa ishte duke u mbushur me karburant në veriperëndim të Londrës.

Dy tentuan ta vidhnin karburantin, por këtë herë nuk i shkoi si duhet, duke dëmtuar edhe automjetin.

Parkuan makinën pranë pompës së benzinës, por vetëm pak sekonda më pas shpërtheu flaka. Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë duket edhe një grua në pjesën e pasme të makinës.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i makinës tenton të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Top Channel