Me një veshjes si “wild west’, por shëtitja e saj në dyqane ishte më e zbutur. 31-vjeçarja Lady Gaga është parë të blejë disa gjëra në një market në Malibu, por ajo që ra në sy është unaza në gishtin e martesës.

Duket se këngëtarja ka pranuar propozimin e të dashurit të saj agjent, Christian Carino, propozim i bërë gjatë verës sipas mediave. Megjithatë ajo kurrë nuk e bëri të ditur lajmin në atë kohë, pasi nuk dëshironte të linte në hije betejën e saj me fibromyalgia.

Propozimi vjen një fit pasi këngëtarja u nda me ish të fejuarin aktor Taylor Kinney, i cili e prezantoi bujshëm unazën e diamantit në formë zemre.

US Weekly ka reportuar muajin e kaluar se Carino fillimisht i ka kërkuar leje për propozim të atit të Lady Gaga.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA