Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
9/16
8 TOTTENHAM Ishte shumë e domosdoshme kthimi i tendencës pas frenimit të papritur që i hoqi Spursat nga çdo mundësi për të luftuar për titullin në Premier League. Kundër APOEL-it të Nikosisë pati vend edhe për ata që kanë luajtur më pak, e profesionalizmi i Llorente është lajmi më i mirë për Pochettinon. Tottenham renditet pas Realit të Madridit, pavarësisht klasifikimit të grupit, sepse nuk ka aspak dyshime se cilën mes dy skuadrave do të donin të evitonin kundërshtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA