Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
8/16
9 ROMA “Askush nuk besonte te ne”, thoshte me buzëqeshje Di Francesco pasi mori kreun e grupit më të vështirë të Championsit. Juan Jesus i shton dozat e humorit në rrjetet sociale, kur pyet Griezmann nëse i pëlqente ende grupi ku i kishte vendosur shorti, siç ishte shprehur pas hedhjes së tij. Dzeko po kalon një moment shumë të mirë përpara portës, por edhe lojtarë si El Shaaraëy dhe Perotti po shënojnë gola të rëndësishëm e të nevojshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA