Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
7/16
10 JUVENTUS Gjëja më e suksesshme është kualifikimi për të katërtin vit radhazi në fazën e 1/8-ave, gjë që në epokën përpara Allegrit nuk merrej si e garantuar. Vendi i dytë ishte objektivi maksimal pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës. Shpresa tani është që të mos iu ngelet peng ky vend i dytë, siç ndodhi dy vite më parë kur pas grupeve u gjendën përballë Bayern Munchen të drejtuar asokohe nga Guardiola. Juve duket se funksionon mirë deri tani, por deri në shkurt pritet edhe rikthimi i Dybalasë së vërtetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA