Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
6/16
11 CHELSEA “Nuk besoj se janë të shumta skuadrat që na duan përballë në 1/8-at”, tha Antonio Conte përpara shortit të së hënës dhe ndoshta ka të drejtë. Por është po aq e vërtetë se “blutë” e Londrës dolën të dytët në grup për fajin e tyre, pasi ishin shumë më superiorë ndaj Atleticos, por inferiorë ndaj Romës në dy përballjet e drejtpërdrejta. Lajmi i mirë për kampionët e Anglisë në fuqi është forma e jashtëzakonshme e Eden Hazard, ndërsa Ëillian vazhdon të japë kontributin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA