Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
5/16
12 BESIKTAS Kjo fazë e grupeve, e përmbyllur me golin e Talisca në kohën shtesë ndaj Leipzigut, do të mbetet gjatë në historinë e futbollit turk. Beshiktashi jo vetëm që është i pamposhtur, por grumbulloi 14 pikë dhe shënoi plot 11 gola. Turqit janë kundërshtarët që shumë juventinë shpresojnë t’i gjejnë përballë pas shortit të Nionit të hënën. Por edhe nëse realizohet kjo “ëndërr”, kundër të besuarve të Senol Gunes nuk do të jetë një shëtitje për këdo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA