Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
4/16
13 PORTO Të përpiktë si shumë herë, edhe këtë vit Porto ka mundur të triumfojë e të jetë e pranishme në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë. Në short nuk do të jetë mes më të frikshmëve, por gjithsesi nuk duhet t’i besosh “gënjeshtrës” se janë një ekip i lehtë. Aboubakar e kishte gjahun e preferuar Monacon, e pas një “gjumi letargjik” u zgjua për të shënuar golin e 5-të dhe të 6 në karrierën e tij përballë ekipit nga Principata. Kompletoi gjithçka ish-lojtari i Interit, Alex Telles.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA