Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
3/16
14 SHAKHTAR DONETSK Nderime minatorëve! Nderime edhe Paulo Fonsecës, i cili mbajti premtimin e dhënë duke u veshur si Zorro. Gjatë të gjithë fazës së grupeve, ukrainasit zhvilluan një futboll të bukur, me individualitete të padyshimta, të cilëve u besoi trajneri brazilian Tite. Perla e Bernardit ndryshoi ndeshjen, ndërsa Ismaily u ngrit në piedestal nga Ederson falë lojës së tij të mirë. Janë të qetë mendërisht dhe kjo bëri të vetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA