Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
10/16
7 MANCHESTER UNITED Goli i Dzagoevit nuk e trembi aspak “Old Trafford”-in në betejën për kualifikim, por njëfarë shqetësimi e dha për djemtë e Mourinhos. Dy golat e firmosur nga Lukaku dhe Rashford i rikthyen gjërat në vend. Pogba ka konfirmuar formën e mirë fizike, me disa numra që i përgjigjen lartësisë së teknikës së tij, madje edhe me asistet. Me këtë bëhen 40 rezultatet pozitive të Manchester United në shtëpi, në të gjitha kompeticionet. Mourinho mund të quhet edhe “I forti Mou”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA