Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
11/16
6 REAL MADRID Ajo e djeshmja ishte ndeshja e rekordit për Ronaldon (shënon në të 6-a ndeshjet e grupeve) në prag të marrjes së trofeut të “Topit të Artë”. Sigurisht CR7 nuk mund të dështonte. Zidane e dinte mirë se nuk mund të shkonte më larg sesa vendi i dytë, kështu që iu dha mundësi disa “rezervave” luksi për të rigjetur entiziazmin. Mayoral dhe Vadquez iu përgjigjën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA