Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
12/16
5 BAYERN MUNCHEN Nëse jeni nga ata tifozë që thoni se “ishte më mirë disa vite më parë”, atëherë Jupp Heynckes është trajneri i duhur për ju. Trajneri “i dalë në pension” ka ndryshuar fatet sezonale të Bayernit deri tani. Nga humbja 3-0 në Paris, deri te fitorja 3-1 në Mynih, për më tepër ndaj një PSG-je që nuk tregonte mëshirë ndaj askujt. Rotacione të shpeshta, më shumë besim te Tolisso, madje shfrytëzon më mirë edhe James Rodriguez nga krahu i majtë. Në vazon e të dytave, Bayerni është rreziku numër 1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA