Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
13/16
4 LIVERPOOL Një sulm i frikshëm me 23 gola të realizuara në 6 ndeshje do të ishte më i miri në Europë, po të mos ekzistonte PSG-ja që e ka ekzagjeruar me 25 golat e saj. Goleada ndaj Spartakut të Moskës tregoi fuqinë e zjarrtë të kuartetit Sane-Salah-Firmino-Coutinho. Asnjëri nuk është i ri, por nëse nuk do të tërhiqeshin disi në pjesën e dytë, ndoshta edhe 9 gola mund t’iu bënin rusëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA