Champions, Barça parakalon PSG-në në renditje

07/12/2017 13:54

Faza e grupeve të Champions League mori fund tashmë, e ka ardhur koha të ndahen 16 “vagonët” e parë nga “treni” i gjatë i pjesëmarrësve.

Pas ndeshjeve të së martës dhe së mërkurës, UEFA ka shpallur edhe renditjen e fundit të të 32 skuadrave, në njërën anë për të falenderuar ata që ishin deri këtu, e nga ana tjetër për të nxitur edhe më tej 16 skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin e mëtejshëm.

Ajo që bie në sy është rikthimi në krye i Barcelonës, për shkak të frenimeve të Paris SG dhe Manchester City, ndërkohë që Italia përfaqësohet vetëm nga Roma e Juventusi, me të dyja këto ekipe që mbajnë vendet e fundit të “Top 10”.

FOTO GALERI
14/16
3 MANCHESTER CITY Pep Guardiola mund të jetë shfaqur si estetist dhe si idealist, por përballë ndeshjes derbi në fundjavë nuk mund të rrezikonte 11-shen titullare. Për fatin e keq të Napolit, ndryshimet e spanjollit ishin pikërisht në mbrojtje, aty ku alternativat janë gjithnjë e më të kufizuara. Kështu erdhi edhe humbja e parë sezonale, por ajo që duket se spikat më shumë është mungesa e golit nga Gabriel Jesus, që nuk ka munguar në asnjë ndeshje zyrtare që nga 29 tetori i vitit 2016 (përfshi Palmeirasin, Brazilin dhe Cityn).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA