Irina Shayk për herë të parë zë vendin kryesor në kopertinën e Vogue Italia. Revista e modës publikoi foto të tjera gazmore të modeles ruse nga seti i fotove të numrit të dhjetorit.
Ato përfshijnë dhe foto mjaft të çrregullta bardh e zi ku 31-vjeçarja dhe një model mashkull shfaqen duke ngrënë makarona me një pirun shumë të madh.
Irinës iu bashkua dhe modelja australiane Cat McNeil, 28 vjeçe, e cila tregon këmbët e saj të gjata dhe një tatuash të stërmadh në kurriz.
Vogue ka nxjerrë dhe dy kopertina të tjera për këtë numër. Në njërën është rivalja ruse e Irinës, Natalia Vodianova, 35 vjeçe, ndërsa Cat shfaqet në kopertinën e tretë me Joan Smalls, Anja Rubik, Jamie Bochert, të gjitha të veshura me të zeza dhe taka të larta.
Top Channel