Pema e Krishtlindjeve, tendencat e këtij viti

06/12/2017 13:11

Pema e festave këtë vit i është lënë në dorë kreativitetit. Por tendencat për Pemën e Krishtlindjeve sipas arreduesve në vende të ndryshme të botës janë: ngjyra e bardhë dhe gold dhe sërish rikthehet pema me kokën poshtë.

Duke folur në Wake Up, Iva Tiço rrëfen se pemën kokëposhtë e ka realizuar që para gjashtë vitesh, dhe tregon se nuk është e thjeshtë të ndërtohet. Ndërsa Zamira Kita këtë vit i është kthyer ornamenteve prej xhami.

“Mua më pëlqejnë pemët njëngjyrëshe. Në fillim kur e kam bërë pemëne kam pasur vetëm me globa e yje të verdhë, kurse tani e kam kaluar me xham., vetëm xham”, rrëfen Zamira.

Top Channel