Dita e emrit të Shën Nikollës

06/12/2017 14:29

Shën Nikolla është i njohur si shenjt i krishterë, mbrojtës i fëmijëve dhe njëkohësisht edhe për shumë mrekulli që ai bëri.

Ai ka lindur në Patara të Perandorisë Romake, në një familje greke në 15 mars të vitit 270 dhe është shuar në 6 dhjetor në moshën 73-vjeçare.

Dita e emrit të tij festohet më 6 dhjetor me një festival të madh dritash, në vende si Holanda, Belgjika, Luksemburgu apo Franca Veriore. Tradita po ashtu festohet edhe në ish-territoret e Perandorisë Holandeze.

Shën Nikolla është po ashtu është edhe burimi kryesor i ikonës popullore të Krishtlindjeve të Santa Claus.

Historia e festës së Krishtlindjes dhe Vitit te Ri njeh datën 6 dhjetor si datën në të cilën zyrtarisht festat janë të hapura dhe spina vendoset në prizë.
Ndërkohë, vetë pema, sipas biblës, e ka zanafillën nga Kopshti i Edenit dhe bredhi si simbol i Krishtlindjeve u vendos nga Martin Luteri. Vendosja e pemës së Krishtlindjes e ka zanafillën në shekullin e XV në Estoni.

Pas shekullit të XVI kjo traditë që i përkistë vetëm Gjermanisë Lindore u përhap nëpër Europë dhe përtej Kontinentit.

E kuqja është ngjyra simbolike e festive, por më shumë se sa kaq, tendenca e pemës është më shumë një trend dhe modë, në të cilën çdo vit përfshihen dizenjatorët më të rëndësishëm botërorë.

Por ajo që po ndryshon me kohën, dhe është po ashtu një trend i ri është fakti se për të zgjatur kohën e festimeve shumica e metropoleve botërore i hapin dritat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri që në fund në nëntorit, apo në fillim dhjetori.

Pasi atmosfera që ato sjellin është gjithmonë pozitive, me ngjyra, shije konsum dhe urime të bashkëshoqëruara.

Top Channel