Më shumë se 5000 policë janë angazhuar për ruajtjen e rendit në kryeqytetin grek, Athinë për shkak të protestave masive të paralajmëruara në përvjetorin e 9-të të ekzekutimit të adoleshentit Aleksis Grigoropoulos në lagjen Aksarksia të Athinës.
Protestat filluan gjatë mesditës dhe do të kulmojnë gjatë orëve të mbrëmjes.
Policia thotë se grupet anarkiste janë vënë në lëvizje, madje përgjime telefonike të interceptuara prej shërbimeve sekrete shtojnë frikën e akteve të shunshme në kryeqytetin helen.
Protesta të ngjashme do të mbahen edhe në qytetet më të mëdha të vendit.
9 vjet më parë,A leksis Grigoropulos mbeti i vrarë prej policit Epaminontas Korkoneas, i cili qëlloi me armën e shërbimit mbi 16-vjeçarin duke e vrarë në vend.
Masat e policisë do të mbeten në fuqi edhe gjatë 48 orëve të ardhshme, për shkak të vizitës së Presidentit turk në Athinë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të vizitoje Greqinë në datën 7 dhe 8 dhjetor.
Autoritet greke thonë se kanë shmangur pak ditë më parë një atentat kundër tij, pas arrestimit të një celule të organizatës terroriste HPDC në Athinë.
Top Channel