6 drama franceze në Tiranë, teatri e nis me komedinë “Boing Boing”

06/12/2017 15:10

Të ardhmen e teatrit shqiptar regjisori dhe drejtuesi i Teatrit Eksperimental, Kiço Londo, e sheh tek teatri i rajonit.

“Mbase falë përvojës mund të më lejohet të them që kjo do të jetë e ardhmja e teatrit në Shqipëri. Rrugë tjetër unë nuk shoh përveç rajonit. Teatri i Shkodrës kohët e fundit është aktiv, por i ka shfaqjet vetëm në Shkodër, teatri rrudhet dhe nuk kryen funksion në rrethinat e tij. Nuk shkon psh. në Kukës, Tropojë, nuk shkon në Peshkopi”, tha Londo.

Për realizimin e idesë së tij Londo ka siguruar mbështetjen e Ambasadës Franceze falë së cilës do të ngjiten në skenat shqiptare 6 shfaqje të bazuara mbi dramaturgjinë bashkëkohore franceze.

“Boing boing” është komedia e parë, e cila do të shfaqet 25 herë në Teatrin e Durrësit dhe atë të Lezhës, duke e çuar teatrin në çdo cep të Shqipërisë.

“Teatri është një ndër prioritetet e Ambasadës Franceze në Tiranë. E përkrahëm menjëherë kur Teatri Eksperimental na propozoi këtë projekt. Jemi të ndërgjegjshëm për impaktin që ky projekt ka në zhvillimin e teatrit në Shqipëri”,tha Rose-Anne Bisiaux, Keshilltare per Kulturen-Ambasada Franceze

“Franca është një far dhe sa herë humbasim në detin e përbotshëm, fari bën me dorë “jam këtu”, thotë Londo.

Pas shfaqjes së 6 veprave, në muajin mars Festivali i Teatrit Francez do te ndaje çmime për përkthyesin më të mirë, aktorin dhe kostumografin më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA