Thyen këmbën gjatë propozimit, por nuk heq dorë

05/12/2017 10:54

Vendi ishte bërë perfekt për një propozim, një shëtitje romantike në një nga brigjet më të bukura britanike.

Megjithatë për John Dardis, pamja përrallore kishte ide të tjera. Në momentin që ai ulet në gjunjë për ti kërkuar të martohej të dashurës së tij Suzannah Newham, ai u rrëzua në tokën e lagur dhe theu kyçin e këmbës.

Por teksa priste rojet bregdetare ta ndihmonin, ai vijoi me propozimin e tij duke marrë një “Po” nga Suzannah.

Rojet bregdetare thanë se u ndjenë mjaft të lumtur me ato momente dashurie të çiftit nga Bristol teksa mundoheshin të shpëtonin John. Madje, ata rrëfejnë se pavarësisht situatës John qëndroi stoik në qëllimin e tij, pa e shtyrë propozimin për një herë tjetër.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel