Shqipëria në ekspozitën e Muzeumit të Çikagos

05/12/2017 14:24

Çfarë ndodh kur kulturat takohen dhe njerëzit kanë mundësi të shkëmbejnë mallra, kulturë dhe influencojnë njëra-tjetrën si asnjëherë më parë?

Kjo është tema e ekspozitës së hapur në Muzeumin e Famshëm të Çikagos, e cila sjell së bashku fakte, objekte, histori dhe për herë të parë edhe foto nga thellësitë e Detit Mesdhe.

Në këtë ekspozitë të mrekullueshme, të cilës i ka kushtuar vëmendje edhe media amerikane për herë të parë prezantohet edhe Shqipëria.

“Kjo falë punës 12-vjeçare të Fondacionit Amerikan RPM Nautical Archaeology, Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Detare, si dhe të gjitha partnereve që bëjnë pjesë në këtë projekt nga Ministria e Mbrojtjes, Instituti i Arkeologjisë, Flota Detare e të tjera”, thotë Auron Tare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA