Rita Ora, “selfie” të ëmbla me Conor McGregor (Foto)

05/12/2017 13:49

U largua nga festa pas ceremonisë së “Fashion Awards” në Londër me Andrew Watts, atë që thuhet se është i dashuri i saj, por ishte sjellja e Rita Orës me Conor McGregor ajo që u bë objekt bisede.

Këngëtarja dhe luftëtari i arteve marciale mikse, u panë shumë të afërt në ceremoni, duke bërë “selfie” në Royal Albert Hall.

Edhe pse Conor është i lidhur prej vitesh, Rita shkroi në një nga fotot e saj se bëhej fjalë për një “takim”.

Në Twitter fansat e kritikuan, duke thënë se Rita Ora po shfaqte mungesë respekti ndaj nënës së djalit të irlandezit.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel