“Fashion Awards”, stili e hijeshia pushtojnë Londrën

05/12/2017 18:26

Në natën dedikuar hijeshisë në tapetin e kuq, “Fashion Awards 2017”, ishte mundësia perfekte për të shprehur stilin individual.

Nga modelet te muzikantet, ishin Rita Ora, Irina Shayk, Ashley Graham, Karlie Kloss dhe Naomi Campbell, që tërhoqën mbi vete prozhektorët me një sërë fustanesh “glamour”, me të cilat ndriçuan tapetin e kuq jashtë godinës historike të “Royal Albert Hall” në Londër.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Sahatçiu Ora ishte mes atyre që spikatën më shumë në ngjarjen ekskluzive të organizuar në bashkëpunim me Sëarovskin. Ajo u shfaq me një fustan rrëzëllitës pas trupit, që i tregonte format perfekte.

E pranishme në ceremoni, edhe mbesa e Mbretëreshës Elisabeth II, Lady Amelia Windsor, e cila me një fustan të zi transparent sfidoi denjësisht modele të kalibrit të Irina Shayk. Kjo e fundit u shfaq më provokuese se kurrë, me një fustan të bardhë që i zbulonte këmbët e gjata.

Gjatë ceremonisë iu bënë homazhe pjesëtarëve të industrisë së modës që u ndanë nga jeta këtë vit, si Franca Sozzani, kryeredaktore e “Vogue” në Itali, dhe stilistes Azzedine Alaïa.

Mes fitueseve më të mëdha të mbrëmjes ishin ylli i kopertinës së “Vogue”, Adwoa Aboah, që u shpall modelja e vitit. Donatella Versace u vlerësua si ikona e modës.

FOTO GALERI
16/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA