“Top Story” në Darëzezë, banorët: Duam vetëm ushqim për bagëtitë

04/12/2017 21:55

“Top Story” u zhvendos mbrëmjen e së hënës në Darëzezë, në epiqendrën e përmbytjes, për të sjellë dëshmitë e banorëve, që kanë humbur gjithçka nën pushtetin e ujit.

Banorët e pranojnë se janë lajmëruar nga autoritetet për rrezikun nga përmbytje dhe këtë thonë se e vlerësojnë, gjithashtu falenderojnë edhe ushtrinë për ndihmën e dhënë.

Por ata thonë se tashmë kërkojnë bazë ushqimore për bagëtitë e tyre. “Nuk duam ndihma humanitare, duam vetëm ushqim për bagëtitë. Jo oriz e makarona, por vetëm bazë ushqimore për bagëtitë”, shprehen banorët.

Ata shprehen se bagëtitë e tyre kanë 4 ditë pa ushqim dhe janë duke ngordhur.

Ndërkohë, një nga banorët e kësaj zone të përmbytur në vitin 2015 shprehet se nuk ka marrë asnjë ndihmë pas përmbytjeve të dy viteve më parë. “Të gjithë morën ndihmë, unë së bashku me disa banorë të tjerë në lagjen time nuk kanë marrë ndihma. Tashmë jemi përmbytur sërish”.

Top Channel